HomeSport

Tifozët juventinë fillojnë të ëndërrojnë/ Neymar vizitë në Torino

Neymar ka bërë një vizitë blic në Torino dhe kaq kja mjaftuar që tifozët juventinë, të fillojnë të ëndërrojnë për një goditje tjetër të madhe në merkato. Edhe pse Neymar ishte në Torino për një vizitë të miku i tij Douglas Costa, kjo nuk i ka ndaluar tifozët të fillojnë të spekulojnë për një transferim të brazlianit. E pasi C. Ronaldo u transferua ne Torino, asgjë nuk i pengon më nuk është e pamundur.

Por, në fakt operacioni për blerjen e Neymar është më i komplikuar sesa ai për blerjen e Ronaldos. Braziliani u transfera tek PSG dy sezone më parë për një shumë rekord, 200 milion euro dhe ka një kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022. Neymar përfiton tek PSG 37 milion euro në sezon, një pagë relativisht e lartë dhe jo fort e përballueshme për Juventusin.

Vetë braziliani në një intervistë për “Fox Sports” ku pyetet mbi të ardhmen vetëm për një gjë është i sigurt, dëshiron të rikthehet në Brazil për të veshur dhe një herë fanellën e Santos. Ndërsa, kur u pyet se me kë lojtar do kishte dëshirë për të luajtur, braziliani dha një përgjigje interesante, duke zgjedhur anesorin belg të Chelsea, Eden Hazard.


TË NGJASHME