HomeTeknologji

TikTok ka rregulluar një numër të metash për rritur sigurinë

TikTok

Shumë të meta të sigurisë i prekin shërbimet e internetit, ndërsa shumë prej tyre janë vështirë të gjinden dhe të largohen.

Check Point Research gjeti një numër të metash të sigurisë në TikTok dhe në faqen e saj të internetit, duke lejuar që një sulmues të kontrollojë llogarinë e dikujt tjetër, të fshijë videot e tij, të ngarkojë video të paautorizuara, të bëjë publike materialet private dhe të zbulojë informacione personale të një përdoruesi, duke përfshirë adresën private dhe e-mailin.

Duke qenë se TikTok është një nga aplikacionet më të njohura, kjo do të ishte mjaft e keqe. Por, më e shqetësuese, është sasia e madhe e të metave të sigurisë, që janë gjetur gjatë këtij hulumtimi.

Në njërën prej këtyre të metash, iu lejohej aktorëve të këqij që të dërgonin SMS, në emër të TikTok.

“Ju lutem, ta përditësoni menjëherë sistemin”, ka qenë një prej SMS-ve të pranuara, derisa linku që gjendej në të, dërgonte në aplikacion me qëllim të keq.

Si pjesë e një gabimi, një sulmuesi iu lejua të ekzekutonte kodin JavaScript në emër të viktimës dhe ndërthurja e dy gabimeve tjera, i lejoi një sulmuesi të kryente veprime në llogarinë e viktimës pa pëlqimin e tij.

Ka pasur të meta të tjera, disa prej të cilave kërkonin sasi konkrete të njohurive teknike për t’i rregulluar, por nëse shikohet niveli i sigurisë në TikTok, në përgjithësi, është pak si i çuditshëm.

Vitin e kaluar, TikTok ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi kompania që është në pronësi të saj ka mbledhur të dhëna nga përdoruesit e rinj në moshë.

Forcat ushtarake në Shtetet e Bashkuara e kanë të ndaluar ta përdorin këtë aplikacion, ndërsa TikTok ka rënë ndesh edhe me shumë ligje evropiane.


TË NGJASHME