HomeSport

Tirana “e gjymtuar’ para derbit, humbet edhe sulmuesin më të mirë

Në prag të derbit ndaj Partizanit, telashet nuk kanë të mbaruar për Tiranën. Në sfidën që do të zhvillohet në “Air Albania Stadium’, Tirana vjen me mungesa të rëndësishme. Edon Hasani është dëmtuar dhe sipas të gjitha gjasave do të humbasë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj “demave të kuq”.

Pas Elton Kales, që plotësoi numrin e kartonëve të verdhë ndaj Kukësit, sulmuesit Dunga të dëmtuar dhe Tefik Osmanit që është ende në dyshim, dëmtimi i Hasanit është padyshim lajmi më të rëndë për kryeqytetasit


TË NGJASHME