HomeSport

Tirana, kampione e Shqipërisë për herë të 25-të

Bardheblutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh.

Ky është titulli i 25-të për bardheblutë, të cilët këtë herë kishin në krye të stolit Emanuel Egbo.

Dhurata këtë herë vjen nga Shkodra, me Vllazninë që mposhti Kukësin me rezultatin 1-0 duke bërë që kryeqytetasit të festojnë matematikisht titullin kampion.

Për 100 vjetorin e themelimit, bardheblutë kanë mundësi të fitojnë edhe trofeun e dytë, duke qenë se janë në finale të Kupës së Shqipërisë ndaj skuadrës së Teutës.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME