HomeAktualitet

Tirana lëkundet gjatë natës

Në orën 00:49 një tërmet i fuqishëm u shënua në kryeqytet. Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ishte 4.3 ballë i shkallës Rihter.

Disa qytetarë e kanë ndjerë, disa të tjerë jo, për shkak të orës së vonë që tërmeti ka lëkundur kryeqytetin. Ata që e kanë ndjerë thanë se ishte goxha i fuqishëm.

Epiqendra ishte në detin Adriatik, në 17 kilometër distancë nga Shijaku.

Në orën 03:51 të mëngjesit të kësaj të premteje, është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter.

Tërmeti i parë që goditi vendin të mërkurën, ishte me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Gjirin e Lalzit/tiranapost.al


TË NGJASHME