HomeSport

Tirana në superformë, asryeja “trajneri i ri”

Tirana e ka mbyllur me fitore vitin 2019, duke mposhtur me përmbysje Laçin (1-2). Në transfertën e vështirë të Kurbinit, djemtë e drejtuar nga Emmanuel Egbo kanë ditur të reagojnë shpejt pas golit të pësuar. Dopieta e 18 vjeçarit Ernest Muçi ka koleksionuar për bardheblutë fitoren e tretë radhazi. Loja e mirë dhe fitorja në derbin ndaj Partizanit, duket se kanë qenë pika e kthesës për 24 herë kampionët.

Tirana ende është në kërkim të një trajneri, pasi Egbo duket se nuk dëshiron të marrë drejtimin përfundimtar, megjithëse në fjalët e tij dëshira për pozicionin nuk fshihet. Ish lojtar dhe prej kohësh drejtues, Egbo e ka drejtuar gjashtë herë ekipin në periudha të ndryshme. Rezultati? Asnjë humbje. Me Teutën në vitin 2015, Tirana fitonte 1-0 ndërsa rezulton një barazim në transfertë me Vllazninë po në këtë vit. Tre ndeshjet e fundit në drejtimin e tij, Tirana është rikthyer të dominojë ndeshjet, duke e mbyllur vitin 2019 vetëm tre pikë larg kreut që mbahet nga Kukësi. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për bardheblutë, më presidentin Halili që do të vendosë timonierin e ri.


TË NGJASHME