HomeSport

Tirana-Partizani/ Rekord interesimi, derbi kalon çdo parashikim

Këtë të dielë, në “Selman Stërmasi”, do të zbresin në fushë, në përballjen derbi më të zjarrtë në Superligë, mes Partizanit dhe Tiranës. Ndërkohë që ka filluar edhe shpërndarja e biletave, klubi bardheblu ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook edhe për çmimet e biletave.

Ajo që bie në sy, është se bileta më e lirë kushton 400 lekë, ndërsa më e shtrenjta 3000 lekë. Biletat kanë nisur të shiten nga dje deri të dielën në orën 19:00, pranë biletarisë së stadiumit.

Ndërkaq, interesimi për biletat është shumë i madh dhe pritet që stadiumi të jetë i ezauruar. Nëse klubet shesin të gjitha biletat, do të grumbullohen 56 milionë lekë të vjetra. Një shumë fantastike për një ndeshje të futbollit shqiptar.


TË NGJASHME