HomeSport

Tirana pret Skënderbeun për javën e 22-të, ndeshja zhvillohet në “Air Albania Stadium”?!

Këtë fundjavë, Kategoria Superiore do të zhvillojë javën e 22-të, ku një nga përballjet më interesante është ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë, kërkojnë fitoren e 8-të radhazi në kampionat dhe synojnë ta bëjnë këtë para tifozëve në “Air Albania Stadium”. Drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për ta zhvilluar këtë ndeshje në impiantin e ri futbollistik, mirëpo ka vetëm një pengesë. Nga data 11 deri në 16 shkurt, ekipi Kombëtar i Femrave U-15 do të zhvillojë ndeshjet kundër Gjeorgjisë, Lituanisë dhe Malit të Zi.

Kjo mund të jetë e vetmja pengesë dhe mund të bëjë që ndeshja të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Tirana-Skënderbeu do të zhvillohet në 15 shkurt në 17:00, një ditë para sfidës së fundit të Kombëtares së Femrave. Katër ndeshje në pak ditë janë shumë, megjithatë duhet të presim e të shohim gjendjen e stadiumit të ri, për të vendosur nëse sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, mund të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.


TË NGJASHME