HomeLajmi i Fundit

Tiranë, 42 vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një 42 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Policia bën me dije se viktima me iniciale S.H, e cila ka ndërmarrë aktin e rëndë pasditen e kësaj të mërkure.

“Rreth orës 17:35 në rrugën “Hysen Gjura”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasja  S. H., 42 vjeçe,  ku si pasojë ka ndërruar jetë”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.