HomeLajmi i Fundit

Tiranë/ Banesa përfshihet nga flakët, një i lënduar

Në orët e para të mëngjesit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Teleferikut në Tiranë, ku një banesë në katin e tretë të një pallati ka marrë flakë dhe ka mbetur i lënduar kyrefamiljari me inicialet G.Ç, 42 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën

NJOFTIMI

“Më datë 16.03.2020, rreth orës 06:30, në rrugën e Teleferikut , në katin e tretë të një pallati ka rënë zjarr në banesën e shtetasit G.Ç, 42 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri është dëmtuar lehtë pronari i banesës shtetasi G.Ç, jashtë rrezikut për jetën”

M.H/ GotaNews