HomeLajmi i Fundit

Tiranë/ Hidhet nga kati i gjashtë, gjen vdekjen e menjëhershme

LAJMI-I-FUNDIT-1

Një 46 vjeçar i ka dhënë fund jetës në Tiranë duke u hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Policia thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 12:30 në rrugën “Irfan Tomini”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi  R. K., 46 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.