Lajme Lajmi i Fundit

Tiranë/ Kamioni përplas të riun me biçikletë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën e  “Kavajës”, ku 21-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Drejtuesi i kamionit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ,ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Related posts

Policia aksion për rritjen e sigurisë rrugore, 5 të arrestuar

Mila

Pochettino ‘driblon’ çdo pyetje rreth të ardhmes, i fokusuar vetëm në ndeshjen e të shtunës

igligota

Qeveria greke zhvendos rreth 350 migrantë në portin e Pireut

Mila
Na Kontaktoni!