Kulturë Lajme

Tiranë, koncert violinisti i njohur shqiptar

Sot në mbrëmje në Tiranë do të performojë , për publikun kryeqytetas, violinisti i njohur shqiptar, Jonian Ilias Kadesha.

Në sallën koncertale të Katedrales Orthodokse, Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të hapë sezonin e ri artistik, me pjesëmarrjen speciale të violinistit me origjinë shqiptare, i cili shoqërohet edhe nga dy miqtë e tij artistë, dirigjenti Jonathan Bloxham dhe violinçelistja Vashti Hunter.

Para koncertit, violinisti Kadesha u prit në takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi se Jonian Kadesha përfaqëson ata djem dhe vajza që ia kanë dalë mbanë falë talentit dhe punës së tyre. Koncertit është sot në orën 19.00.

Related posts

Elisa Spiropali mesazh Metës

Klaudia gotanews

Ish-deputetët e PD i bashkohen protestës, pa Bashën

Mila

Kuvendi mban një minutë heshtje në nder të major Tanushit

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!