HomeSociale

Tiranë/ Largohen banorët nga frika e tërmeteve

Qyteti i Tiranës duket i përgjumur mëngjesin e kësaj të diele dhe zyrtarisht kemi hyrë në muajin dhjetor, muaji i festave.

Por, për Shqipërinë nuk do të jetë i tillë pas tragjedisë 26 nëntorit, ku tërmeti apokaliptik mori jetën e 51 personave, plagosi qindra të tjerë dhe la të pastrehë mijëra shqiptarë.

Pas lëkundjeve të natës së djeshme, banorë të shumtë të Tiranës dolën në sheshin “Nënë Tereza” nga frika dhe ankthi që tërmeti me magnitudë 4.4 rihter me epiqendër në Durrës.

Jo vetëm në sheshin “Nënë Tereza” por edhe në stadiumin “Dinamo” qytetarët kanë dalë me makinat e tyre për të kaluar natën.

Nuk ka qenë nata e parë të cilën banorët e Tiranës e kalojnë jashtë. Momente ankthi dhe frike i pushton sa herë ndjejnë lëkundje të vogla e jo më si ajo e djeshmja me magnitudë 4.4 rihter dhe ajo që u shënua mëngjesin e sotëm, me magnitudë 4.3 rihter.


TË NGJASHME