HomeSociale

Tiranë/ Mallra kontrabandë, në pranga 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona e ka shpallur një tjetër në kërkim pasi janë kapur me një sasi mallrash kontrabandë.

Sipas policisë, këta shtetas, pa nipt e pa u regjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çamçakëza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Finalizohet operacioni “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.

Në pranga dy persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Kamuflimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

N. P., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe P. S., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;
1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.


TË NGJASHME