HomeLajmi i Fundit

Tiranë/ Në dukje kamarier, arrestohet së bashku me pronarin e lokalit për trafik narkotikësh

Gjatë ditës së sotme, policia e shtetit përmes operacionit të koduar “Komuna”, arritën të arrestojnë dy shtetas të cilët kishin përshtatur ambjentet e një lokali, duke e shndërruar vendin në një pikë trafikimi të narkotikëve. Të arrestuarit janë: shtetasi I.D., 49 vjeç, i cili ishte pornari i lokalit dhe O.N., 25 vjeç, i cili ishte kamarier si dhe bashkëpunëtor i pronarit të tij. Pronari i lokalit ishte dënuar edhe më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve”. Po ashtu procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë të cilët ishin klientë.

Nisur nga këto informacione policia ushtroi një kontroll mbi ambjentin ku ushtrohej aktiviteti i jashtëligjshëm, ku u sekuestruan 388 gramë lëndë narkotike kanabis, si dhe mbetje pluhur me lëndën narkotike kokainë, një shumë parash si dhe 4 aparat celular.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë operacioni policor i koduar “Komuna”.Përshtatën lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge vihet në pranga pronari i lokalit dhe kamarieri i lokalit, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Procedohen penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, klientë të lokalit, të kapur në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.Sekuestrohet rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparat celular.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve :I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga sherbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.