HomeLajmi i Fundit

Tiranë, pedofili ngacmon të miturën në shkallët e pallatit

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Mësohet se një person ka kryer veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur, në shkallët e një pallati në zonën e Qesarakës. Ka qenë nëna e vajzës, e cila ka denoncuar në polici personin, i cili ka kryer veprime të turpshme dhe ka kërkuar favore seksuale ndaj të miturës.

Mesohet se mitura është hutuar kur është gjendur pranë të panjohurit, i cili e ka prekur në vendet intime. Në ato momente ka pasur lëvizje në shkallët e pallatit dhe personi është larguar. Vajza më pas i ka rrëfyer të ëmës ngjarjen.

“Më preku në vendet intime”, i ka thënë vajza nënës së saj. Vajza e mitur u pyet në prani të psikologëve dhe është nxjerrë një identikit i personit të dyshuar. Policia ka nisur hetimet dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë të zonës po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.