HomeLajmi i Fundit

Tiranë, zjarr në një prej banesave sociale. S’ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë rreth mesditës së kësaj të enjteje, një banesëzonën e Shkozëskryeqytet.

Flakët janë pikasur në një banesë të katit të tretë, të një prej pallateve të ndërtuara në kuadër të nismës së banesave sociale për njerëzit në nevojë, nga Bashkia e Tiranës.

vendngjarje shkuan policia dhe zjarrfikës për të shuar flakët dhe për të hetuar mbi shkaqet dhe rrethanat e rënies së tij.

Megjithatë, nga incidenti nuk janë shënuar të lënduar, pasi të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar në kohë.