HomeAktualitet

Tiranës i shtohet një urë e re për këmbësorët

Tiranës po i shtohet një aset i ri, një urë e cila do të lidhë Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta”. Kjo urë do të ketë funksion ndihmues për banorët që jetojnë në lagjet anës Lanës, në afërsi të Pallatit me shigjeta por edhe për kalimtarët të cilëve u nevojitet të kryejnë punët e tyre në atë zonë.

Kjo urë do të jetë vetëm në funksion të këmbësorëve, faktor i cili do të ndikojë pozitivisht në organizimin urban të qytetit.

Përveçse do të kryeje funksionin pse po ndërtohet, ura parashikohet të jetë edhe estetikisht e bukur, me synim që t’i shtojë Tiranës paksa finesë.


TË NGJASHME