HomeSport

Titullar i padiskutueshëm, Gattuso flet me superlativa për Elseid Hysaj

Napoli do të luajë ditë e nesërme sfidën e radhës në kampionat ndaj Fiorentinës. “Axurrët”, nuk po kalojnë një moment të mirë pasi nuk fitojnë prej dy ndeshjesh dhe renditen në vendin e 11-të.

Sot në konferencën për shtyp në prag të sfidës së nesërme ka folur dhe trajneri Gattuso. Numri një i pankinës napoletane ka prekur shumë tema të ndryshme duke folur edhe për Hysajn. Sipas tij mbrojtësi shkodran di ta bëj rolin e tij mjaft mirë.

“Në këto moment Hysaj po e bën rolin e tij mjaft mirë dhe është gjithmonë gati. Prej shtatë vitesh ka luajtur me një mbrojtje me 4 dhe po bën shumë mirë. Pak veta dijnë ta intepretojnë rolin si ai në skuadër”, u shpreh Gattuso në konferencën e sotme për shtyp.


TË NGJASHME