HomeSociale

Tjetër aksident, makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën, 4 të plagosur

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pas dy aksidenteve ne Fier.

Rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit” ne Tirane,  mjeti me drejtues shtetasin F. F, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit F. F dhe pasagjerët D. F, R. F dhe , A. F të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


TË NGJASHME