HomeSport

Tjetër goditje në merkato, Skënderbeu afron një sulmues

Skënderbeu është duke përgatitur rikthimin në ndeshjet zyrtare të kampionatit. Të besuarit e Ilir Dajës kanë zhvilluar stërvitje intensive në Durrës, aty ku prej fillimit të janarit ekipi qëndron i grumbulluar. Skuadra ka marrë ngarkesëne  duhur fizike, duke zhvilluar edhe testet përkatëse miqësore. Korçarët po punojnë edhe në merkato, teksa vetëm Eni Imami është konfirmuar si “blerje” e janarit.

Drejtuesit e “Ujqërve” po shohin mundësinë e afrimit të lojtarëve ofensivë dhe një i tillë është Niko Zisi. Më herët, fieraku ka luajtur me Bylisin dhe Kamzën në Shqipëri, teksa sezonin e shkuar zhvilloi paraqitje të mira në Superligë. 24 vjeçari aktivizohet për momentin në Greqi dhe mësohet se Skënderbeu ka nisur kontaktet me fierakun. Afrimi i Zisit dhe cilësitë që ai ka shfaqur në fazën ofensive, pritet t’i shërbejnë Ilir Dajës për të pasur një sulm të frikshëm. Palët janë në komunikim të vazhdueshëm, megjithëse ende nuk ka asgjë zyrtare.


TË NGJASHME