HomePolitikë

Tjetër lëvizje nga Arta Vorpsi, zbulohet kërkesa e saj

Arta-Vorpsi

Pasi u betua te noterja Miranda Xhemalçe, dhe jo në presidenti, Arta Vorpsi ka ndërmarrë sot një tjetër hap me qëllim njohjen e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë sot se znj.Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Po sipas të njëjtave burime, kërkesa i është drejtuar Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës si edhe Fiona Papajorgjit, përmes së cilës znj.Vorpsi kërkon prejt tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e gjykatës Kushtetuese, me votë të parlamentit. Për shkak të konfliktit të interesit, mësohet se Marsida Xhaferllari e emëruar me dekret të Presidentit Ilir Meta dhe e betuar para tij si anëtare e Kushtetueses, nuk mori pjesë në mbledhje.

Lidhur me kërkesën e znj. Vorpsi, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë në vota të barabarta 2 me 2, duke mos arritur të marrin dot një vendim për këtë kërkesë.

(BalkanWeb)


TË NGJASHME