HomeSport

Tjetër sukses, kualifikohet në finale xhudistja e Kosovës

Është pjesëmarrja e dytë e Kosovës në ngjarjen më të madhe sportive dhe menjëherë pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike, tashmë edhe Nora Gjakova është kualifikuar në finale duke pasur synim t’i sjellë Kosovës një tjetër medalje ari.

Ajo arriti të sigurojë finalen pasi mposhti japonezen, Joshida Tsukasa, në kategorinë 57 kilogramë. Në përballjen e fundit ajo do të konkurrojë francezen 23-vjeçare Sarah-Léonie Cysique. Më herët mposhti sllovenen Kaja Kajzer dhe holandezen, Sanne Verhagen.

Në turneun e Doha Masters dhe kampionatin botëror të xhudos në Budapest, mbajtur këtë vit, Gjakova mori medalje bronzi ndërsa në kampionatin evropian të vitit 2018 në Tel Aviv mori medalje ari.

Xhudistja ka dhjetëra medalje në turne të shumta, por përpara këtij edicioni ajo e Lojërave Olimpike ishte medalja e vetme që i mungonte. Në Rio 2016, Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën. 


TË NGJASHME