HomeShowbiz

Tjetër sukses për Dua Lipën! Albumi i ri më i dëgjuari i vitit 2020 në Spotify

Dua Lipa është tashmë e njohur botërisht për sukseset e saj të vazhdueshme.

Këngëtarja e famshme me famë botërore këtë vit, nxori albumin “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi në muajin mars.

Albumi i dytë i këngëtares, pjesë e të cilit janë shumë hite, janë inspiruar kryesisht nga stili i muzikës në vitet 80’.

“Future Nostaglia” bëri historinë sivjet duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar.

Sukseset nuk ndalen këtu, pasi ky album është më i dëgjuari i vitit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Dua, në Instastory.


TË NGJASHME