HomeLajme

Tjetër sulm/ Sulmohet konsullata franceze në Arabinë Saudite

Një person nga Arabia Saudite është arrestuar në Jeddah pasi sulmoi një roje në konsullatën franceze. Kjo ngjarje ndodhi pas sulmit terrorist në Nice.

Ambasada franceze doli në një deklaratë dhe tha se roja ishte subjekt i një sulmi me thikë. Ai u dërgua në spital dhe nuk është në rrezik për jetën. Ky sulm ndodhi disa orë pasi në Nice u krye sulmi terrorist ku mbetën të vdekur tre personave, mes të cilëve edhe një grua të cilës iu pre koka.

Një javë më parë në Francë një mësuesi iu pre koka pasi tregoi disa karikatura me profetin Muhamed. Që prej këtij momenti, Franca është në nivelin më të lartë të sigurisë dhe ka pasur disa alarme për bomba dhe për sulme të tjera terroriste. 


TË NGJASHME