Aktualitet Lajme Sociale

Tjetër taksë në Rrugën e Kombit në shtator?

Përveç taksës së vendosur prej kohësh, përdoruesve të Rrugës së Kombit do t’iu duhet të përballen me një tjetër taksë, dhe është fjala për mjetet e tonazhit të rëndë.

Mësohet se nga data 01 Shtator i këtij viti, në tollin e pagesës së Rrugës së Kombit do të vendoset edhe peshorja për automjetet e tonazhit të rëndë.

Të njëjtat burime thonë se në këtë linjë të rëndësishme rrugore, do të vendoset taksë shtesë për mjetet që kalojnë limitet e peshës së përcaktuar detaje për të cilën pritet të zbardhen në vijim.

Vendosja e taksës për kalimin e automjeteve në Rrugën e Kombit ishte parashikuar që në vitin 2016, ndërsa nga marsi ka nisur testimi i sistemit

Pagesa bazë mbi të cilën përllogariten të gjithë tarifat e tjera është përcaktuar 4.15 euro pa TVSH. Duke i shtuar edhe taksën tarifa plotësohet në 5 euro. Mbi këtë bazë nisin përllogaritjet e tjera sipas koeficientëve të përcaktuar për lloj mjeti. Kështu për automjetet me tre rrota koeficienti është 0.50 dhe taksa llogaritet në 2.5 euro.

Për automjetet me katër rrota, të kategorisë B, C dhe D, koeficienti është 1dhe taksa llogaritet 5 euro bashkë me TVSH-në. Pikërisht këtu futen edhe autoveturat të cilat janë edhe mjetet më të shumta në numër që qarkullojnë në këtë aks kombëtar.Për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25.

Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

Related posts

Përplasen 4 makina te Rruga e Durrësit, disa të lënduar

Mila

Meta zbulon drekën sekrete me Ramën: I habitur nga reagimi i tij

Xhensila Gotanews

E papritur, Mozzik jep lajmin e bukur për fansat

emanuela
Na Kontaktoni!