HomeLajmi i Fundit

Tjetër zjarr në kampin e refugjatëve në Greqi, tensionohet situata (FOTO)

Një zjarr i ri ka shpërthyer në Qendrën e Pritjes dhe Identifikimit të Refugjatëve dhe Emigrantëve. Sipas informacionit të parë të mediave greke, flitet për dy shpërthime brenda dhe jashtë kampit të Moria-s.

Mësohet se ekipe të tëra me zjarrfikës po veprojnë në të gjitha zonat.

Zjarri ka shkrumbuar çdo gjë në këtë kamp, ndërsa imazhet e shkatërrimit dhe dëshpërimit nuk kanë fund. Policia thuhet se po kërkon një burrë, i etiketuar si autori i zjarrvënës.

Mediat thonë se zjarri i ri shkaktoi panik midis refugjatëve dhe migrantëve që u larguan shumë kilometra kampit. Të dy zjarret janë rreth dy kilometra larg dhe tymi i zi del ende që aty.

Situata në ishull është e tensionuar si nga banorët që janë mbledhur për të parandaluar kalimin e automjeteve të ushtrisë, për të bërë punë pastrimi dhe për të ngritur çadra të reja për të strehuar emigrantët dhe refugjatët e pastrehë, si dhe prej refugjatëve dhe migrantëve që panë brenda natës të bëhen hi pasuritë e tyre të pakta.

Pak më parë, një grup njerëzish sulmuan një kameraman të një stacioni televiziv i cili ishte atje për të mbuluar ngjarjet. Pasi e shtynë kamerën që mbante, ata e goditën në fytyrë.