HomeLajmi i Fundit

Tmêrr e mákth në Turqi, banorët lënë çdo plaçkë hidhen në skafe për të shpëtuar nga zjárrí (VIDEO)

Flakët kanë pushtuar provincat e Turqisë duke shkaktuar panik tek banorët dhe tek pushuesit e huaj.

Në pamje duket momenti teksa disa persona largohen nga Bodrumi me anë të skafeve për shkak se zjarret kanë pushtuar të gjithë vendin.

Videoja e postuar nga The Guardian, tregon banorë të shumtë që hipin në skaf dhe largohen nga vendi, duke lënë pas çdo gjë.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve Bekir Pakdemirli tha se 119 nga 125 vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në 32 provinca që prej 28 korrikut janë shuar ose janë marrë në kontroll, por 7 vatra të tjera vijojnë të djegin ende.

Deri më tani raportohen për 8 të vdekur, ndërsa hotelet kanë mbyllur dyert dhe turistët e banorët janë evakuuar nga Bodrumi dhe Marmaris me varka private duke arritur të shpëtojnë nga flakët./ the guardian


TË NGJASHME