HomeLajme

‘Tmerri i biznesmenëve’, ja kush është shqiptari që grabiti 16 dyqane

Një shqiptar ka vjedhur me dhunë, gjatë dy muajve të fundit, 16 dyqane në zonën e Korydallos.

Pamjet janë publikuar nga mediat greke që kanë transmetuar një video-dokumentar:

Policia greke bën publike foton e 19 vjecarit shqiptar të arrestuar si grabites. Hetimi policor zbuloi se i akuzuari ka qenë i përfshirë në të paktën 16 raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit. 

Sa i përket mënyrës së tij të veprimit, ai proferonte të lëvizte në këmbë, dhe pasi piketonte gjatë ditës dyqanin që do të vidhte, vepronte natën duke thyer xhamat.

Mbi 19 vjecarin shqiptar rëndojnë vjedhjet të kryera në:

17/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në rrugën Spetses
17/11/19 – Vjedhje në një agjenci OPAP në Korydallos
19/11/19 – Vjedhje në një dyqan ushqimesh në rrugën Spetson 24/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
25/11/19 – Vjedhje në një dyqan çantash në rrugën Xenofontos
29/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
29/11/19 – Vjedhje në një dyqan veshje për femra në Korydallos
2/12/19 – Vjedhje në një dyqan këpucësh në Korydallos 3/12/19 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon 16/12/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Rrugën Athena 18/12/19 – Vjedhje në një dyqan rrobash për fëmijë në Korydallos
21/12/19 – Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos
21/12/19 – Vjedhje në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Korydallos
21/12/19 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon 23/12/19 – Vjedhje në farmaci në Gregory Lambrakis
1/1/20 – Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon


TË NGJASHME