Kosovë Kronikë Lajme

Tmerri në rrugët e Kosovës, 58 të vdekur në aksidente për 7 muaj

Vetëm gjatë ditës së shtunë për një orë janë shkaktuar 13 aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, ku prej tyre gjashtë kanë qenë me lëndime trupore, ndërsa të tjerat më dëme materiale. Po të shtunën, si pasojë e një vetaksidentimi, në fshatin Pozhoran të Komunës së Gjilanit, një femër ka humbur jetën.

Por e shtuna e kaluar nuk është përjashtim kur bëhet fjalë për aksidentet dhe humbjen e jetës në rrugët e Kosovës, shkruan Koha Ditore. Sipas shënimeve të Policisë së Kosovës, vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti në aksidente në trafik kanë humbur jetën 58 persona.

Edhe pse shënimet flasin për një rënie të lehtë në numrin e aksidenteve krahasuar me vitin paraprak, situata mbetet dramatike: 8191 aksidente kanë ndodhur në rrugët e Kosovës në periudhën janar-korrik 2019.Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Deda, gjendja e sigurisë në Kosovë është alarmante.

“Duke e pasur parasysh numrin e aksidenteve me fatalitet dhe numrin e aksidenteve në përgjithësi, gjendja e sigurisë rrugore në Kosovë është alarmante. Edhe ky sezon veror si vitet e kaluara neve na ka zënë totalisht të papërgatitur sa i përket sigurisë rrugore”, tha Deda.

Ai theksoi se Policia e Kosovës nuk ka mundësi më të madhe për të marrë masa preventive, përveç patrullimit dhe vendosjes së kamerave statike ose mobile, të cilat, sipas tij, do të kishin ndikuar në zvogëlimin e aksidenteve. Deda ka fajësuar Ministrinë e Infrastrukturës, e cila, sipas tij, nuk ka dalë me ndonjë raport të detajuar ku do të tregoheshin faktorët që ndikojnë në aksidentet rrugore.

Related posts

Dosja ‘Babale’, çfarë vendosi gjykata?

Xhensila Gotanews

Bullgarët blejnë Telekomin për 50 milionë euro

Mila

Ish-gruaja e partnerit të Lady Gaga-s, thumbon publikisht këngëtaren

emanuela
Na Kontaktoni!