HomeSociale

Tmerrohen pasagjerët në Seman, një person ndalon autobusin e plazhit dhe nxjerr armën

Një person i identifikuar nga policia ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër me armë zjarri duke i prerë rrugën një autobusi të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në Fier.

Mjeti ishte i mbushur me pasagjerë.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës autori mësohet se kishte debatuar më herët me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë duke i kërkuar që të hapte rrugën.

Në debat e sipër personi në fjalë ka marrë armën nga automjeti i tij dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Policia është vënë në kërkim të autorit./ABC News Albania/


TË NGJASHME