HomeTeknologji

Toka ka filluar të rrotullohet më shpejt se kurrë, sapo është shënuar dita më e shkurtër

Sistemet kohore të Tokës mund të rezultojnë mjaft çuditëse për këdo që nuk ka një doktoraturë në Horologji, pasi ne mësuam orën thjesht nga prindërit duke u përpjekur për të kapur mësimin teksa zvarriteshim në shtrat me vështirësi për t’u zgjuar. Nuk është kaq e thjeshtë, madje komploti është akoma më i ndërlikuar, pasi Toka në të vërtetë po rrotullohet më shpejt se më parë dhe së fundmi regjistroi një kohë që ishte koha më e shpejtë që shkencëtarët kishin parë ndonjëherë.

Më 29 qershor 2022, Toka përfundoi një rrotullim për 1,59 milisekonda më pak se rrotullimi i saj i zakonshëm 24-orësh, duke vendosur nga ana tjetër rekordin për ditën më të shkurtër dhe të fundit në një seri rekordesh shpejtësie për planetin tonë që nga viti 2020 ku kishte përfunduar rrotullimin në 1.5 milisekonda më pak se 24 orë.

Shkencëtarët filluan të bënin matje të sakta ditore të rrotullimit të Tokës në vitet 1960, duke përdorur orët atomike. Këto funksionojnë duke përdorur frekuencat e rezonancës së atomeve për të monitoruar kohën me saktësi ekstreme.

Që atëherë, ekspertët kanë zbuluar se, ndërkohë që ka luhatje, Toka ka qenë duke u përshpejtuar vitet e fundit, me 2020-ën që ka shënuar 28 ditët më të shkurtra që nga vitet 1960.

Dita më e shkurtër e atij viti ishte 19 korriku, kur Toka shtrihej në 1.47 milisekonda më pak se 24 orë.

Sipas “Time and Date”, tendenca aktuale në rënie e gjatësisë së ditës më të shkurtër mund të lidhet me “shtresat e brendshme ose të jashtme, oqeanet, baticat apo edhe klimën” e Tokës, por shkencëtarët mbeten të pasigurt.

Në takimin e ardhshëm vjetor të Shoqërisë së Gjeoshkencave të Azisë Oqeanike, i cili zhvillohet javën e ardhshme, Leonid Zotov dhe kolegët e tij Christian Bizouard dhe Nikolay Sidorenkov do të argumentojnë se ulja mund të lidhet me ‘lëkundjet e Chandler’, termi i dhënë për një lëvizje të vogël dhe të parregullt të poleve gjeografike në të gjithë sipërfaqen e globit.

“Amplituda normale e lëkundjes së Chandler është rreth tre deri në katër metra në sipërfaqen e Tokës”, tha Zotov për “Time and Date”, duke shtuar: “Por nga 2017 deri në 2020 ajo u zhduk.”

Sa për pyetjen nëse ditët do të vazhdojnë të shkurtohen apo jo, askush nuk e di të vërtetën./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME