HomeShowbiz

Tom Hardy do të jetë James Bond i ri?

Sipas thashethemeve, Tom Hardy do të zëvendësojë Daniel Craig në rolin e spiunit më të famshëm britanik në botë, agjentit James Bond.

Edhe pse lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht, shumë thashetheme pretendojnë se Hardy është hedhur në rol që nga dita e tij e audicionit në qershor.

Webfaqja “Vulcan Reporter” zbuloi se njoftimi zyrtar me emrin se kush do të luante 007 duhej të mbërrinte në nëntor, që përkon me daljen e “No Time To Die”, James Bond i fundit i Daniel Craig.

Sidoqoftë, ekziston mundësia që njoftimi të vonohet për shkak të pandemisë së koronavirusit që ka shtyrë premierën e filmit. Prandaj mendohet se emri i Bond-ëve të rinj do të zbulohet zyrtarisht deri në fund të vitit ose në fillim të 2021.

Tom Hardy është një nga shumë aktorët që u spekuluan në lidhje me interpretimin e Bond-it të ardhshëm.

Ndër të tjerët gjithashtu Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Richard Madden.

Në vitin 2018, Pierce Brosnan, i cili luajti Bond midis 1994 dhe 2005, i tha Daily Mail se ai besonte se Hardy mund të luante edhe spiunin më të famshëm të Britanisë.

“Unë mendoj se Tom Hardy mund të jetë një Bond shumë i mirë. Do të isha i lumtur ta shihja në këtë rol. Na duhet një aktor që di të lëvizë mirë, sepse kjo është ajo që e bën Bond unik”.


TË NGJASHME