HomeShowbiz

Top 10 artistët më të pasur në botë

Sot vendosëm të bëjmë një listë që tregon njerëzit më të pasur nga bota e muzikës, kërcimit dhe të gjitha fushat e tjera të artit.
Kjo listë është shumë e paqëndrueshme që do të thotë se mund të ndryshojë çdo vit, veçanërisht sepse vetë artistët përfshihen në projekte që i ndihmojnë ata të rrisin fitimet e tyre vit pas viti.

10. Mariah Carey
Pasuria: 534 milion dollarë
Mariah konsiderohet të jetë një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave me një numër shumë të madh të çmimeve të fituara, plot 333.
Suksesi i Mariah vjen nga zëri i saj unik i cili e ndihmoi atë të krijonte hit pas hiti gjatë gjithë karrierës së saj. Një shumë e madhe fitimesh asaj i vjen nga performancat live që ajo bën, aktrimi dhe biznesi i pronave ndër të tjera. Një fakt që ndoshta nuk e dinit është se Mariah ka grumbulluar më shumë se 60 milion dollarë nga një këngë e vetme, e gjeni dot cila është? Është kënga e Krishtlindjeve që dëgjohet çdo vit.

9.Madonna
Pasuria: 580 milion dollarë
E njohur si mbretëresha e muzikës pop, Madonna duket sikur ka qenë gjithmonë me ne. Ajo kishte një impakt të madh në skenën e muzikës që në fillimet e saj në vitet 1980 dhe që atëhere ajo ka dominuar në industrinë e muzikës. Madonna është fituesja e 7 çmimeve Grammy dhe qindra çmimeve të tjera, pa përmendur këtu 2 rekorde të pabesueshme si artistja femër që ka shitur më shumë albume dhe artistja që ka fituar më shumë në turet muzikore. Tani, përveç karrierës së saj si këngëtare Madonna gjithashtu është fituese e Globit të Artë si aktore, autore, dizenjuese, producente filmash, pronare e Maverick Records dhe pronare e një sërë klubesh fitnesi.

8.Rihanna
Pasuria: Mbi 600 milion dollarë
Përveç të qenit një superstare në botën e muzikës, në moshën 31 vjeçare Rihanna gjthashtu është edhe aktore, një ikonë stili dhe një businesswoman si asnjë tjetër. Si një këngëtare, Rihanna ja ka dalë shumë mirë, megjithatë shumica e pasurisë së saj vjen nga bashkëpunimi i saj me kompaninë e sendeve luksoze LVMH me të cilën ajo lançoi Fenty Beauty në vitin 2017. Sipas revistës Forbes, ajo bëri një shumë të madhe parash në një kohë shumë të shkurtër dhe kjo gjë bëri që ajo të arrinte në një nivel që jo shumë artistë kan arritur. Shumë shpejt pas lançimit të Fenty Beauty ajo u zgjerua në botën e modës me markën e saj luksoze Savage x Fenty, sigurisht në bashkëpunim me LVMH.

7. Bono
Pasuria: 700 milion dollarë
Këngëtari i grupit të rrokut U2 po e bën veten legjendë shumë shpejt. Si një muzikant dhe tekstshkrues, Bono ka qenë shumë i suksesshëm që kur ai krijoi bandën e tij, në vitin 1978 kur ai ishte vetëm 16 vjeç. Me 12 albume, koncerte me të gjitha biletat e shitura, 22 çmime Grammy e shumë çmime të tjera.
Duke shkuar përtej industrisë së muzikës, Bono është shumë i përfshirë në biznes dhe filantropi. Ai zotëron një numër të madh pronash dhe shumë biznese të suksesshme. Përveç kësaj, Bono është dekoruar nga Mbretëresha e Anglisë dhe gjithashtu është nominuar për çmimin Nobel për përpjekjet e tij për të ndihmuar njerëzimin.

6. Herb Alpert
Pasuria: 850 milion dollarë
Alpert është një muzikant i rrymës Jazz që u bë i famshëm si lideri i grupit Herb Alpert dhe Tijuana Brass. Bashkë me partnerin e tij Jerry Moss, në vitin 1962 ai krijoi një label muzikor të quajtur A&M Records, i cili është i famshëm pasi ka nxjerrë artistë si Jannet Jackson, Sheryl Crow, The Police dhe grupin The Carpenters. Ata më vonë e shitën labelin për një shumë prej 500 milion dollarësh dhe disa vite më vonë ata morën edhe 200 milion dollarë të tjerë pas shkeljes së kontratës nga blerësit.
Përveç të qenit një artist i suksesshëm me shumë çmime ai është edhe një skulptor profesionist dhe gjithashtu zotëron edhe një linjë parfumesh.

5. Sean Combs (Diddy)
Pasuria: 855 milion dollarë
Sean bën pothuajse çdo gjë, rep, producent, tekstshkrues, aktor, merret gjithashtu edhe me prona. Mbi të gjitha ai është një sipërmarrës i suksesshëm i cili ka shumë prejekte në emrin e tij: një kompani mode, një kanal televiziv por burimi kryesor nga i cili Sean merr shumë të ardhura është nga marka e tij e vodkës e quajtur Ciroc. Duket sikur Diddy ka fuqi magjike kur vjen puna tek biznesi pasi shumica e projekteve në të cilat ai përfshihet janë të parashikuara të kenë sukses.

4. Dr. Dre
Pasuria: 900 milion dollarë
Asnjeri në këtë listë nuk ka ndikuar më shumë në muzikë, në rrymën rap dhe kulturën e Amerikës më shumë se Dr. Dre.
Ai ka qenë pjesë e grupit të hip hopit NWA dhe ka pasur gjithashtu edhe labelin e tij të quajtur Death Row Records. Dre gjithashtu ka nxjerrë treg artistë si Eminem, Snoop Dogg, 50 Cent, Kendrick Lamar, The Game dhe Xzibit. Edhe pse ai ka lançuar vetëm 3 albume në emrin e tij, ai ka prodhuar shumë këngë dhe ka bashkëpunuar me shumë artistë të tjerë në albumet e tyre duke fituar goxha para nga kjo gjë. Megjithatë, pjesa më e madhe e pasurisë së tij vjen nga përqindja që ai merr me kompaninë Beats Electronics. Në vitin 2014 Apple e bleu të gjithë kompaninë, kjo do të thotë se Dre mori një shumë të madhe parash dhe bëri që ai ti afrohej shumë statusit të miliarderit. Kjo marrëveshje u bë histori, duke u bërë pagesa më të madhe që një këngëtar ka marrë ndonjëherë.
Duke qenë biznesmen kaq i suksesshëm ai merret edhe me biznes pronash sepse … pse jo?

3. Jay Z
Pasuria: 1 miliard dollarë
Si një nga artistët më me shumë çmime në industrinë e muzikës, emri i tij është sinonim i suksesit. Ai njihet si muzikanti që ka shitur më shumë albume në të gjitha kohërat, më shumë se 100 milion kopje. Ai gjithashtu ka fituar 21 çmime Grammy duke shtuar këtu edhe shumë çmime të tjera dhe nominime. Megjithatë, pjesa me e madhe e pasurisë së tij vjen nga investimet e tij të zgjuara siç janë një linja e veshjeve Rocawear të cilën ai e shiti në vitin 2007 për 204 milion dollarë, Roc Nation Sports, The 40/40 club, kompani regjistrimi, klube nate etj.
Pasuria e tij i kaloi 1 miliard dollarë në vitin 2019 dhe kjo as nuk e përfshin pasurinë e bashkëshortes së tij Beyonce e cila është 500 milion dollarë.

2. Andrew Lloyd Webber
Pasuria: 1.06 miliard dollarë
Andrew Lloyd Webber është një kompozitor britanik i cili ka shkruar këngë për disa nga shfaqjet më të mëdha në histori siç janë: Phantom of the Opera, School of Rock, Jesus Christ Superstar, Evita dhe shumë të tjera.
Këto shfaqje janë luajtur në të gjithë botën dhe disa prej tyre kanë vite që luhen që do të thotë se Andrew përfiton nga gjithçka që lidhet me produktin e tij, kolona muzikore, përshtatjet në filma dhe shitjet e biletave, pa përmendur këtu fitimet që ai mbledh akoma nga dy këngë që ai ka shkruar për vetë Elvis Presleyn. Ai gjithashtu është përgëzuar nga Mbretëresha e Anglisë dhe ka marrë shumë çmime, disa prej tyre janë: çmimet Tony, Grammy madje edhe një Oscar.

1.Paul McCartney
Pasuria: 1.12 miliard dollarë
Paul McCarthy ka qenë një legjendë në industrinë e muzikës për më shumë se 60 vite tani. Ai i ka parë dhe i ka bërë të gjitha kështuqë statusi i tij prej miliarderi nuk duhet të jetë një surprizë. Ai bashkë me John Lennon ndanë meritat e shkrimit të këngëve të The Beatles dhe duke pasur parasysh se ata janë banda më e suksesshme e të gjitha kohërave, kjo pak a shumë garanton pasurinë e një jete të tërë. Deri në vitin 2020 ky artist me shumë talente ka shkruar ose ka ndihmuar në shkrimin e 32 këngëve hit që janë pozicionuar në vend të parë në Billboard Hot 100, gjithashtu kënga e tij e titulluar Yesterday është rikrijuar nga më shumë se 2200 artistë dhe kjo e bën atë këngën më të rikrijuar të të gjitha kohërave. Dhe meqë po flasim për numra, McCartney thuhet se ka mbi 25,000 te drejta autori në emrin e tij. Në moshën 77 vjeçare ai akoma akoma bën ture nëpër botë dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Bashkëpunimi i fundit është ai me Kanye West gjë e shton akoma më shumë pasurinë e tij. Ai është nderuar në çdo mënyrë të mundshme, nga ana muzikore dhe nga çdo anë tjetër. Siç e thamë ai i ka parë dhe i ka bërë të gjitha.

©TATANI/GotaNews


TË NGJASHME