HomeLifestyle

Top 10 shtetet më të lumtura në botë

Lumturia është relative, nga njerëz të ndryshëm , konceptohet në mënyra të ndryshme.Dhe kjo gjë e bën pak të vështirë renditjen e shteteve më të lumtura në botë.

Por këtë gjë na e lehtëson Instituti i Kërkimit të Lumturisë, të cilët kanë dhënë raportin vjetor te Lumturisë Botërore, duke renditur nivelet e dopaminës në të gjithë globin,  dhe duke kërkuar me kujdes,ata shohin se si kërkimet e tyre kane ndryshuar gjatë viteve të fundit.

Në fakt raporti tregon se lumturia globale është në rënie, pavarësisht rritjes së vazhdueshme ekonomike.

Raporti përmban 156 vende të renditura, se si qytetarët e këtyre vendeve, e perceptojnë veten, sipas vlerësimeve të tyre për jetën e tyre.Gjithashtu janë analizuar se si vlerësimet dhe emocionet e jetës, pozitive dhe negative, kanë evoluar gjatë studimit të lumturisë që nga viti 2012.

Kriteret e renditjes kanë parë disa ndryshime. Ai është i fokusuar te lumturia dhe komuniteti, se si lumturia ka evoluar 12 vitet e fundit, me një fokus të madh te teknologjia, normat sociale, konfliktet dhe politikat qeveritare që kanë nxitur këto ndryshime. Kapitujt kryesorë janë të përqëndruar në bujarinë e njerzve dhe sjelljen prosociale, dhe efektet e lumturisë në përdorimin e internetit dhe varësive.

“Bota është një vend që ndryshon me shpejtësi,”tha profesori John Helliwell, bashkëredaktues i raportit.”Si bashkëveprojnë bashkësitë me njëra tjetrën qoftë në shkolla, vendet e punës, lagje apo media sociale , kanë efekte të thella në lumturinë e botës”.

Europa dominon në të gjithë globin, dhe vendet nordike mbizotërojnë Europën, të pesta.

SHBA ka qenë në rënie të nivelit të lumturisë nga viti në vit, dhe arsyeja kryesore është se SHBA , ka disa vite që po përballet me një krizë sociale, ku gjithmonë e më shumë njerëzit zbulojnë se ata nuk kanë askënd që t’ju gjendet afër në rast nevoje. Ndarja midis të varfërve dhe të pasurve gjithashtu krijon një erozion të kohezionit dhe besimit midis njerëzve, i cili është shumë jetik për ndjenjën e sigurisë , dhe për këtë arsye niveli i përgjithshëm i lumturisë së popullit amerikan është në rënie.

Europa mbetet kontinenti më i lumtur në botë.Krahas suksesit të Skandinavisë, vende si Italia apo Spanja, mbeten pas fqinjëve të tyre dhe kanë parë rënie të lumturisë që nga viti 2008.Por asnjë nuk ra më shumë se Greqia, e cila po përpiqet të rikuperohet ende nga kriza financiare e 2008.

Ështe e mahnitshme duke marë parasysh kaosin ekonomik, shoqëror dhe politik që e përfshinë atë gjatë 3 viteve të fundit, Mbretëria e Bashkuar është ngjitur nga pozicioni i 19 në të 15.

Dhe tani kemi top 10 vendet më të lumtura në botë:

10. Austria

Austria ka shënuar rritje, veçanërisht në mbështetjen sociale dhe lirinë e qytetarëve të saj, me ndihwn e  kryeqytetit tw saj Vjenës,i cili konsiderohet gjerësisht si qyteti më i jetueshem në botë sipas Indeksit Global të Qëndrueshmërisë.

9. Kanada

Vendi i dytë më i madh në botë renditet i lartë në shumë kategori, në jetëgjatësinë e njerëzve, martesave të lumtura, dhe me një popullsi shumë më të vogël në krahasim me hapsirat e bollshme që ka, renditet në vendin e 9 më të lumtur në botë.

8. Zelanda e Re

Zelanda e Re është një nga vendet më relaksuese dhe më mikpritëse, dhe që nuk humbet asnjëherë asnje nga vlerat e saj, e thënë kjo nga pushues që kanë qenë atje apo edhe vendas.

7. Suedia

Ashtu si Kanadaja, edhe Suedia ka përfituar një mbështetje të shkëlqyeshme sociale , duke qenë kështu edhe vendi me më shumë jetëgjatësi.

6. Zvicra

Zvicra është në vendin e 5 më të lumtur në botë falë ekonomisë së lulëzar, jetëgjatësisë dhe uljeve të taksave, ka bërë që shumë njerëz nga e gjithë bota të duan të jetojnë atje.

5. Hollanda

Të qetë , mikëpritës dhe me një stil jetese të veçantë, i ka bërë holandezët që të jenë në vendin e 5 më të lumtur në botë.Ritmi i tyre i jetës dhe liria, janë dy nga pikat më të forta që këtë popull e bëjnë të ndihen të lumtur.

4. Islanda

Deri më tani vendi i vetëm në botë që ka barazi gjinore.Taksat e ulëta, kujdesi shëndetësor falas, arsimi i shkëlqyeshëm dhe i arritshëm ,( një në 10 islandezë kanë botuar një libë), dhe me një peizazh që ju bën të ndjeheni sikur shëtisni në kopshtet e parajsës.Në 2018 u bë vendi i parë në botë që vendosi paga të barabarta për gratë dhe burrat.

3. Norvegjia

I përshkruar gjithmonë si një nga vendet më të bukura të Europës, me një mbështetje fenomenale sociale dhe liri deri në pikën më të lartë në indekset e prosperitetit në botë.

2. Danimarka

Ah, efekti Hygge.Kjo prirje e stilit të jetesës daneze ka marrë hov në të gjithë botën tashmë.

Duke përfituar nga jetëgjatësia e shkëlqyeshme, dhe duke u renditur si një nga vendet me popullsinë më të pasur në botë, kanë bërë që ajo të marrë vëmendjen maksimale për 2020.

1. Finlanda

Finlanda është vendi që e kanë zili të gjithë për lumturinë me 5.5 milion banorët e saj.Bujaria karakterizuese e këtij populli me pak ose gati aspak korrupsion dhe PBB fenomenale, me peizazhe mahnitëse dhe struktura shoqërore të shëndtshme, e bëjnë atë të jetë vedi ideal për të jetuar.

M.D /GotaNews


TË NGJASHME