HomeSociale

Top 8 filmat më të shikuar në Netflix

Duke qënë të izoluar të gjithë në shtëpitë tona, nuk është për t’u habitur që platformat televizive si Netflix dhe HBO shihen kaq gjerësisht në të gjithë botën. Por sot do të flasim për filmat më të parë në Netflix dhe pse jo tu japim disa sugjerime se çfarë të shikoni në ditët në vazhdim.

1. “ Murder Mystery”

Murder Mystery është një film amerikan i zhanrit mister-komedi i 2019, nën regjinë e Kyle Newacheck. Filmi mbledh disa nga yjet e Holliwoodit si Adam Sandler, Jennifer Aniston dhe Luke Evans. Subjekti i filmit është një çift të martuarish i cili gjendet papritur në hetimin e një vrasjeje në një jaht miliarderi.

2. “ Bird Box”

Starring Sandra Bullock. Kur një forcë misterioze sulmon popullsinë, vetëm një gjë është e sigurt – nëse e shihni, vdesni. Të mbijetuarve ju duhet të shmangin fytyrën për t’u përballur me këtë realitet që merr formën e frikës së tyre më të madhe. Në kerkim te shpresë dhe një fillimi te ri, një grua dhe fëmijët e saj fillojnë një udhëtim të rrezikshëm mes pyjesh dhe pergjate një lumi për të gjetur një vend që mund të ofrojë shpetim. Për të arritur deri aty ata duhet të vazhdojnë udhëtimin me syte e fashuar.

3.“ The Irishman”

Nën regjinë e Martin Scorsese, me Robert De Niro, Al Pacino, Joe Pesci dhe Harvey Keitel. Personazhi në qëndër, Frank Sheeran, u kthehet përsëri sekreteve që ai ruante si një anëtar besnik i familjes se krimit “Bufalino”.

4.“ Spider-Man: Into the Spider-Verse”

Spider-Man: Into the Spider-Verse është një film i animuar amerikan i vitit 2018, që paraqet personazhin e Marvel Comics, Miles Morales si Spider-Man. Pas fitimit të superfuqive nga një kafshim merimangash, Miles Morales mbron qytetin nga keqbërësit nën petkun e Spider-Man. Shumë shpejt, ai do të takohet me versionin “e lig” të vetevetes.

5.“Triple Frontier”

Nën interpretimin e Ben Affleck, filmi i referohet bashkimit të ish-operativëve të Forcave Speciale për të planifikuar një vjedhje në një zonë kufitare me popullsi të paktë të Amerikës së Jugut. Për të parën here në karrierën e tyre prestigjioze, këta heronj të nënvleresuar ndërmarrin këtë mision të rrezikshëm vetem për veten e tyre.

6.“The Incredibles 2”

“Incredibles 2” është një film me superheronj i animuar i vitit 2018 ,nga Disney Pictures. Nën presionin e një detyre për të rikthyer besimin e publikut në superheronjtë, Helen vendoset në një mision për të kapur një keqbërës, ndërkohë që Bob përballet me sfidat e prindërimit dhe të qëndrimit në shtëpi.

7. “Avengers: Infinity War”

Avengers: Infinity War është një tjetër film me superheronj i vitit 2018 nga Marvel Comics. Avengers duhet të ndalojnë Thanos, një luftëtar ndërgalaktik, nga marrja në duar e të gjithë gurëve te pafundësisë. Sidoqoftë, Thanos është i përgatitur të bëjë cdo gjë për të realizuar planin e tij të çmendur.

8.”Secret Obsession”

Kur Jennifer zgjohet me amnezi pas një aksidenti traumatik, burri i saj i dashur kujdeset për të. Por ajo shpejt kupton se rreziku është shumë afër.


TË NGJASHME