HomeShowbiz

Top Channel i ofron 100.000 Euro Bleona Qeretit për një natë?

Bleona Qerretit duket se nuk i ka dalë ende inati me aktorin e humorit Gent Hazizi, me të cilin prej disa ditësh replikon në distancë përmes rrjeteteve sociale, si dhe me Top Channel.

Bleona publikon një mesazh të shkëmbyer me përfaqësues të TCH, ku i ofrojnë 100 mijë dollarë në këmbim të një martese të improvizuar me Flori Mumajesin në emisionin e Luana Vjollcës në 1 janar të 2018-ës.

Në këtë mesazh Bleona duket sikur u ka dhënë dakordësinë, por në fakt ajo ka bërë publike bisedën e zhvilluar me ta dhe i kthen sërish një përgjigje ironike aktorit Gent Hazizi, të cilin e quajti mjekërcjap dhe aktor i panjohur.“Per te gjithe kategorine e “ aktoreve te medhenj” qe maten me “hijen e mengjesit”, pastaj I fusin 1 dopjo konjak tek akademia dhe arrijne ne kokluzionin qe ata kane talentin me te madh qe mund te egzistoje ne nje qenie humane,dhe aq me teper mendojne qe “ Robert De Niro’t” dhe “Al Pacino’t” e kesaj bote jane losers, ju pershendes me nje: Dyftyresi tipike shqiptare!!! Nga njera ane “plas ironia” nga ana tjeter fillon “sahan – lepirja”!!!! PS: Gento faleminderit per ftesen!!! Pervec 2 anetareve te tjere te familjes qe po supozoj do te te mbeshtesin automatikisht, do isha shume e nderuar te isha nje nga 3 vetat qe do te shikojne kete projekt kaq prestigjoz!!! Fatkeqesisht agenda ime nuk e lejon te jem ne Tirane ne kete kohe, sepse jam ne “ post production” te filmit tim me te ri #211 qe sapo xhirova me Nicolas Cage! Link in Bio. Te uroj shume fat ne rrugen tende te “artit te vertete”. Love Bleona”, shkruan këngëtarja.


TË NGJASHME