HomeSport

‘Topi i Artë’, ja pretendenti kryesor për të fituar trofeun këtë sezon

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar ‘Topin e Artë’. Sulmuesi i Juventus është kandidati kryesor, për të fituar për herë të gjashtë këtë trofe personal.

Ndërkohë, pas tij tij vijnë lojtarë si Van Dijk, Mbappe apo Sadio Mane. Edhe pse sezonin e kaluar dështoi të fitonte Champions League, statistikat e Ronaldos janë mbreslënëse dhe madje një plus i madh për të është edhe fitorja në Nations League me Portugalinë.

Mbajtësi aktual i ‘Topit të Artë’, është kroati Luka Modric, ndërsa nëse Ronaldo e fiton sërish këtë trofe, do të kalonte Lionel Messin. Messi dhe Ronaldo, për momentin janë ndalur në kuotën e barabartë të 5 Topave të Artë.


TË NGJASHME