HomeSport

Topi i Artë?! Ronaldo i fokusuar te suksesi me Juventus

Ditën e nesërme, Juventusi do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në Champions League, kundër Lokomotiv Moscow. Ditën e sotme, në konferencën para ndeshjes me trajnerin Sarrin, ishte i pranishëm edhe ylli portugez i ekipit, Cristiano Ronaldo. Ronaldo u shpreh se eështë i lumtur me ndryshimet në ekip dhe se momentalisht po mendon për suksesin me Juventus dhe jo për trofetë personalë, si “Topi i Artë”.

“Mendoj se skuadra po bën mirë, kemi më shumë besim në vetvete dhe po luajmë një futboll ndryshe nga viti i kaluar. Më pëlqen mënyra se si luan Sarri, jemi më shumë në sulm dhe secili prej nesh ka pozicione preçize në fushë. Duhet akoma të përmirësohemi dhe po ia arrijmë në mënyrë graduale. Mosha për mua është vetëm një numër, mund ta tregoj këtë me futbollin tim, me mënyrën se si luaj. Ndihem akoma në formë dhe më i maturuar se më parë.Jam i lumtur me këto ndryshime sepse luajmë më përpara, krijojmë më shumë raste. Ndoshta nuk shënojmë aq sa duam, por krijojmë’,- u shpreh ylli portugez.

Topi i artë apo Champions? “Çmimet individuale nuk janë ato primaret, për mua prioritet është të fitoj me Juven. Të fitoj, të shënoj, kjo është ajo që më motivon. Çmimet pastaj do të vijnë, por prioritet është fitorja me skuadrën.”


TË NGJASHME