HomeSport

“Topi i Artë”, Van Dijk pas Messit, Ronaldo i 5-ti

Topi i Artë” këtë vit, vazhdon të ketë pretendent kryesor, yllin e Barcelonës Lionel Messi. Në ndjekje të tij janë, Virgil van Dijk, Mo Salah, Sadio Mane dhe Cristiano Ronaldo që është në vendin e pestë.

Eleminimi i Barcelonës nga Champions League, duket se nuk ka ndikuar në renditjen e pretendentëve për “Topin e Artë”. Leo Messi, mbetet pretendenti kryesor për të fituar çmimin prestigjoz në 2019. Në 47 ndeshje të luajtura, Messi ka shënuar plot 48 gola dhe ka asistuar 22 herë për shokët e ekipit. Kysezon ka qenë një sezon fantastik për Messin, përveç ndeshjes me Liverpool, ku ai mori kritika të shumta.

Sipas kompanive të basteve, Messi kuotohet me koeficentin 1.50 për fitimin e “Topit të Artë”. ‘Pleshti’, ndiqet nga Virgil van Dijk, i cili ka qenë një nga protagonistët kryesorë të përmbysjes së madhe të Liverpool kundër Barcelonës dhe është konfirmuar si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë.


TË NGJASHME