HomeSport

Toronto Raptors shkruan historinë, kampionë për herë të parë të NBA

Shpesheherë në botë e sportit, ndodhin gjëra që dalin jashtë parashikimeve. Ato që na pëlqejnë ti quajmë surpriza. Së fundmi, në kampionatin amerikan të basketbollit, ka ndodhur surpriza e radhës. Toronto Raptors, ka shkruar historinë e NBA dhe çon për herë të parë trofeun në Kanada. Pas në sezoni spektakolar, Toronto, arriti të mposhtë edhe kampionët në fuqi të Golden State me rezultatin e përgjithsëm 4-2.

Në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit, Toronto arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 114-110. Kaëli Leonard, ishte heroi i mbrëmjes, duke shënuar plot 22 pikë dhe pas përfundimit të ndeshjes, mori edhe çmimin si basketbollisti më i mirë i finaleve. Një paraqitje të shkëlqyer bëri edhe ylli i tjetër i Raptors, Kyle Loëry, i cili diktoi të gjithë lojën e ekipit të tij.


Nga ana tjetër, pa Kevin Durant që duhet të rikuperojë dëmtimin e rëndë që pësoi në sfidën e gjashtë, Golden State nuk arriti të qëndrojë në lojë. Nuk ishte në një mbrëmje të mirë Stephen Curry, ndërsa për Warriors nuk mjaftuan 30 pikët e shënuara nga Klay Thomson. Në fund e gjithë festa ishte për Toronto Raptors që për herë të parë në histori fitojnë titullin kampion në NBA.


TË NGJASHME