HomeSport

Tortë me dedikim, Meta takon dy ish-yjet e futbollit shkodran

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot dy emra të njohur të futbollit shqiptar që kanë lënë gjurmë me karrierën e tyre, fjala është për Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen.

Meta ka postuar në rrjetin social Facebook foto me ish-yjet e futbollit shkodran, teksa ka ndarë me ndjekësit e tij edhe dhuratën që u ka bërë.

Kreu i Shtetit i ka dhuruar Vukatanës dhe Dedjes një tortë me emrat e tyre mbi të.

Meta shkruan në postim:

“Kënaqësi sot të përjetoja momente të veçanta nostalgjie dhe mirënjohjeje me dy yjet e futbollit shkodran dhe atij kombëtar, Luan Vukatanën dhe Ser Dedjen, në miqësinë e shumë yjeve të tjerë. “

Kujtojmë që në kohën e tij, Vukatana ka qenë në pozicionin e mesfushorit tek Vllaznia, ndërsa Dedja ka luajtuar si mborjtës tek disa ekipe shqiptare, si Vllaznia, Teuta, Lushnja dhe Bylis.


TË NGJASHME