HomeSport

Tottenham ‘godet’ në fund, pranë nënshkrimit me Dybala e Coutinho

Merkato e verës është në ditët e fundit para mbylljes dhe shumë ekipe po luftojnë për të afruar lojtarë dhe për të forcuar organikën. Paulo Dybala, është një prej emrave më të lakuar për një largim nga Juventus. Manchester United ishte destinacioni për argjentinasin, mirëpo së fundmi ka dalë një pistë e re që mban emrin e Tottenham Hotspur.

Sipas Sky Italia dhe Daily Mail të dy ekipet kanë rënë dakord që 25 vjeçari të kalojë në Premier League për shifrën e 62 milion paundëve(70 milion euro).

Dybala tani duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë, megjithëse ai është më i lumtur të qëndrojë në Torino ndërsa Mauricio Pochettino dëshiron që marrëveshja të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në këto ditë të mbetura Tottenham synon edhe transferimin e Coutinhos. Braziliani nuk është më në planet e Barcelonës dhe po kërkon një ekip të ri.

Për 27 vjeçarin është në kërkim edhe Arsenal por Tottenham duket destinacioni më i mundshëm sipas mediave spanjolle.


TË NGJASHME