HomeLifestyle

Tradhëtojnë por nuk ndahen nga partneret, ja pse veprojnë kështu meshkujt

Mund të keni dëgjuar histori të ndryshme që kanë në qëndër tradhëtinë. Mund t’ju kenë thënë se edhe pse meshkujt zbulohen se kanë tradhëtuar sërish duan të qëndrojnë me bashkëshorten apo partneren e tyre. Studiuesit amerikanë shprehen se 15-25% e meshkujve të martuar kanë lidhje jashtëmartesore.

Por pse meshkujt që tradhëtojnë nuk duan të ndahen nga partneret e tyre?

* Shtëpia e tij është akoma vendi më i mirë, sipas tij.

Ai as nuk e mendon të largohet nga shtëpia. Nuk e dëshiron këtë sepse, pa gruan e tij, do të ishte e vështirë për të menaxhuar shtëpinë. Ndoshta nuk ka më dashuri apo pasion, por ka miqësi dhe respekt. Ai thjesht dëshiron një zonë rehatie, ku mund të bëjë sy gjumë më të mirë.

* Ai po kërkon vetëm një “pushim”.

Një psikolog tha në një intervistë se tradhëtia ndodh edhe kur marrëdhënia është shumë e mirë mes tyre. Ata janë nje familje e qetë dhe e lumtur, të dy kanë detyra dhe të drejta. Ekziston një dashuri e madhe mes partnerëve, por meshkujt mund të zgjedhin të tradhtojnë vetëm për një kohë, të çlodhen dhe të ndihen më aventureskë.

* Ai mendon se një vajzë e re do e bëjë të lumtur dhe do ndryshojë shumë gjëra.

Kur një partner vendos të tradhëtojë, mendon se do ndihet i lumtur me një vajzë më të re dhe shumë gjëra do ndryshojnë në jeten e tyre, por kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata i duan gratë e tyre dhe nuk kanë asnjë përgjigje pse e bënë këtë gjë, nuk gjejnë probleme apo faj tek partnerja, thjesht kanë probleme psikologjike.


TË NGJASHME