HomeLajmi i Fundit

Trafik droge, në pranga shqiptarë e italinë

Policia e Bolonjës, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ekzekutuar urdhër arrestime ndaj disa shtetasve shqiptarë e italianë të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se të arrestuarit organizonin një trafik të gjerë marijuane dhe kokaine nga Shqipëria në territorin e Puglias, ku edhe magazinohej, për t’u transportuar më pas në rajonet e Emilia Romagna, Toskana e Lombardia.

Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e këtij operacioni.