HomeLajmi i Fundit

Trafik emigrantësh, kapet greku në Turqi me 20 iranianë

Arrestohet një grek për kontrabandë emigrantësh nga brigjet turke. Arrestimi i një greku, një kontrabandist emigrantësh u krye nga rojet bregdetare turke, sipas Mass Media të Turqisë.

Mediat turke gjithashtu kanë postuar video nga arrestimi i tij. Greku, që duhet të ketë qenë nga Mytilene, ka mbërritur në brigjet turke të Lesvos gjatë natës për të marrë dhe transportuar 20 emigrantë iranianë për në brigjet greke.

Greku tashmë i arrestuar kishte një varke me shpejtësi të lartë me dy motorë prej 300 kuajsh fuqi, dhe kishte arritur të merrte në bord të varkës 20 iranianë, por kur u përpoq t’i linte brigjet turke për në Lesvos, rojet bregdetare turke përgjuan varkën e tij, duke arrestuar atë dhe 20 emigrantët.