HomeLajmi i Fundit

Trafik kokaine nga Ballkani në Itali, kush janë tre shqiptarët e shpallur në kërkim

Një operacion i gjerë i policisë italiane në muajin korrik çoi në arrestimin e një grupi trafikantësh droge.

Që prej atëherë, mbeten në arrati edhe dy shqiptarë, përkatësisht Myzafer Binaj, 40 vjeç dhe Gerti Kalaj, 29 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët që transportonin drogë nga Ballkani në emër të grupit “Mangialupi” janë në arrati që kur u zhvillua operacioni “Tuneli” [Link].

Në korrik, përfunduan në pranga 12 persona, midis të cilëve tre shqiptarë, përkatësisht Ajet Cepaj, 50 vjeç dhe Rito Mecaj, 57 vjet, të cilët jetonin në Barcelonë si dhe Ernard Hoxha (34 vjeç) banues në Leçe.

Disa javë më vonë policia kapi një tjetër të dyshuar, 29-vjeçarin shqiptar Klaidi Kaka, i cili jeton në Ragusa.