Lajmi i Fundit

Trafikant dhe vrasës, skeda e të burgosurve që u arratisën nga burgu Grek

Mesnatën e së mërkurës katër persona u arratisën nga qelitë e paraburgimit
në Athinë. Ata janë tre shqiptarë dhe një gjeorgjian. Ky i fundit u kap
menjëherë sapo kapërceu gardhin e burgut, ndërsa tre shqiptarët arritën të
largoheshin. Megjithatë, pasditen e djeshme njëri prej shqiptarëve të
arratisur 35 vjeç u kap nga policia greke në zonën e Manida, në një
vendbanim rom ku qëndronte i fshehur.
Por, cili është proãli i të burgosurve që sharruan hekurat e dritares së
qelisë?

Ata janë me iniciale B.K., M.F. dhe Z.A.
Në paraburgimin ku ndodhi arratisja ka nisur një hetim i brendshëm për të
zbuluar se si mundën të largoheshin katër të burgosurit. Ata sharruan
hekurat e qelisë që ndodhej në katin e dytë të ndërtesës dhe zbritën prej
andej duke përdorur çarçafët dhe batanijet. Një arratisje spektakolare e
kanë konsideruar mediat greke. Katër oãcerë policie të paraburgimit u
morën në pyetje ditën e djeshme, të cilët ishin përgjegjës në momentin kur
tre shqiptarët dhe gjeorgjiani arritën të thyenin sigurinë e burgut.
Ndërkohë, paralelisht po vijon dhe një hetim administrativ për zbatimin e
rregullave nga punonjësit e paraburgimit

Related posts

Babai, djali dhe kunata në pranga për drogë

Mila

Studenti i lënduar në protestë/ Vizitohet nga ish-deputeti

Mila

Ndërron jetë aktori i “Goodfellas”

Livia news
Na Kontaktoni!