HomeLajmi i Fundit

Trafikanti shqiptar i drogës i rrëfen të gjitha

Mediat franceze shkruajnë se i riu sapo kishte mbushur 18 vjeç më 6 prill dhe atë ditë ai arrin në Francë për të gjetur punë në Gjenevë. Një muaj më vonë, të enjten më 2 maj, ai u shfaqet para gjykatës së Thononit, për trafikun e heroinës dhe kokainës.

Trafiku në parkingun e supermarketeve

Xhandarët e Saint-Julien zbuluan shkëmbimin e drogës në parkingun e një supermarketi të qytetit. Më 29 prill, ata e pyesin të riun, i cili i heq qafe një qese heroine. Sapo kishte bërë një marrëveshje me një përdorues të kokainës (një porcion i kësaj droge gjithashtu u gjet aty afër) dhe kishte 100 euro për të.

Konfiskime të mëdha në “shtëpinë” e trafikantit

Kur u pyet nga xhandarët, ai tregoi vendin e tij të banimit. Policia ushtroi kontroll në adresën e treguar, duke gjetur 1.3 kg heroinë, 53 gram kokainë (80 euro për gram, me një vlerë totale prej 4240 euro), pajisje për përzierjen e drogës dhe një shumë parash: 8 135 euro si dhe 1140 franga zvicerane.

Si erdhi atje?

I riu shqiptar i siguron hetuesit se ai nuk erdhi në rajon për të shitur narkotikë, por u takua me një bashkatdhetar në një bar në Gjenevë, i cili i ofroi atij këtë punë. I riu e portretizon veten si “skllavi” i një njeriu që e trajnonte atë në punën e biznesit.

Selfie elokuente

I riu kishte katër telefona në dispozicion, ku secili prej tyre raportonte një numër të konsiderueshëm thirrjesh. Nëntë konsumatorë, të gjetur nëpërmjet telefonit, e kanë njohur atë si tregtar droge.

As vetë nuk mund ta mohonte, sepse kishte bërë foto me telefonat e shfrytëzuar duke treguar kartëmonedha të shumta në duar.

“Ai dukej shumë krenar duke i mbajtur ato”, thotë prokurori në seancë.

Dy vjet burg

I pandehuri është dënuar me 2 vjet burg, dhe me një ndalim përfundimtar në territorin francez pasi të kryej dënimin. Ai u largua nga gjykata duke qarë, duke thënë se donte vetëm të shkonte në shtëpi dhe të shihte përsëri familjen.